Kush është pronari i Chelseat dhe cila është pasuria e tij?

Kush është pronari i Chelseat dhe cila është pasuria e tij?

Chelsea ka konfirmuar se kushtet janë rënë dakord për një grup të ri pronësie, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, për të blerë klubin.

Nga investimi total që po bëhet, 2.5 miliardë funte do të aplikohen për blerjen e aksioneve në klub dhe këto të ardhura do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të dhuruar 100% për qëllime bamirësie, siç konfirmohet nga Roman Abramovich, njofton klubi.

Grupi i Boehly ka fituar garën e madhe dhe tashmë do të udhëheqin me klubin.

Kush është Todd Boehly?

Krahas të qenit filantrop dhe investitor, Todd Boehly, 46-vjeç, është bashkë-themelues, shef ekzekutiv, kryetar dhe anëtar kontrollues i “Elridge Industries”. Një firmë investimi private e vendosur në Greenwich, Connecticut.

Ai është gjithashtu CEO aktual i përkohshëm i Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit që nga tetori 2021. Si dhe zotëron 20% të Los Angeles Dodgers.

Investitori dhe biznesmeni amerikan, Boehly, i cili ofroi 2.5 miliardë funte për klubin, ka vlerë neto të raportuar prej 4.5 miliardë dollarëve, sipas revistës “Forbes”.

Related Articles