Kush është Zllatan Ellek, njeriu që mori nën drejtim “Listën Serbe”

Kush është Zllatan Ellek, njeriu që mori nën drejtim “Listën Serbe”

“Lista Serbe” është futur në një proces riformatimit të partisë pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Banjskë më 24 shtator.

Goran Rakiq nuk do ta drejtojë më partinë satelit të Vuçiqit dhe Zllatan Elek është zgjedhur kryetar i ri.

Por kush është Zllatan Ellek?

Në maj të vitit 2020, Qeveria e Serbisë emëroi Zllatan Ellekun ushtrues detyre të drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut. Ky institucion, sikurse institucionet tjera shëndetësore në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, punon në sistemin serb.

Ndërkohë, Elleku mori pjesë në tubimet e organizuara nga Lista Serbe, duke përfshirë edhe atë të 6 nëntorit 2022, një ditë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.

Ai më pas në fjalimin e tij tha se “ne mbijetuam falë mbështetjes së lidershipit tonë, në radhë të parë presidentit Aleksandar Vuçiq”.

Së fundmi, ai ka theksuar se për shkak të “terrorit të Kurtit”, institucionet shëndetësore në zonat serbe në Kosovë po kërcënohen nga “katastrofa humanitare”, shkruan REL.

Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk lejojnë importin e barnave dhe materialeve mjekësore, gjë që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës e ka mohuar.

Related Articles