Në episodin e parë të ciklit të ri në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova që zhvillohet në terren për t’i trajtuar ndodhitë nëpër komunat e Kosovës në dekadën para çlirimit, ka qenë i ftuar ish-veprimtari dhe njëherësh ish-deputeti i Kosovës-2001/2002, Ibush Jonuzi.
Ai mes disa temave të trajtuara ka rrëfyer edhe disa detaje që lë të kuptohen kushtet e vështira për mbijetesë më të cilat u përballën atë kohë, ku edhe trajtimi i të plagosurve nga lufta kryhej me vështirësi tejet të mëdha.
“Unë kam shkuar vet ku ka qenë Besimi i vendosur në një shtëpi në Shalë, e kam pa, mbi dysheme e kishin vendos, i ka pas 17 plumba. Jam ardhë në Vushtrri, i kam thënë Emin Selacit, që ka qenë një veprimtar i shkëlqyer i ‘Nënë Terezës’ dhe një njeri me autoritet shumë të madh në Vushtrri, i kam thënë Emin qështu-qështu jam kanë e kam pa, më tha çka po të duhet Ibush, i thash po një shtrat me ia çu se gjynah, 17 plumba e s’kanë pasë ku me e qitë, e kanë lënë në dysheme”, tregoi ai.
Gjithashtu, Jonuzi tregoi se shtratin ia kishin dërguar të plagosurit teksa rrjedhimisht foli edhe për një njëri i cili atë kohë i kishte ndihmuar jashtëzakonisht shumë ushtarëve të UÇK-së. Se kush ishte ai mund ta dëgjoni videon në vijim: