Shumë lojtarë kanë mundësinë të luajnë në vetëm në një ose dy Kupa Botërore, ku shumica dërrmuese nuk shkojnë fare në asnjë.
Megjithatë, një pjesë e vogël e lojtarëve e kanë bërë këtë jo një herë, jo dy herë, por pesë herë.
Brazili është i vetmi komb që ka luajtur në të 21 turnetë, me Gjermaninë që ka konkurruar në 19 sosh.
Italia gjendet në vendin e tretë, me 18 paraqitje në Kupën e Botës. Megjithatë, ata do të mungojnë këtë vit pasi nuk arritën të kualifikohen.
Kush ka më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Botës?
Ish-mesfushori i Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka regjistruar më shumë paraqitje në Kupën e Botës, duke renditur 25 ndeshje në pesë turne.
Miroslav Klose është në të dytin, pasi ka luajtur një ndeshje më pak. Gjermani gjithashtu mban rekordin për më shumë gola të shënuar në turne, duke shënuar 16 herë.
Mbrojtësi legjendar, Paolo Maldini është i radhës në listë me 23 paraqitje për Italinë.
Më poshtë keni listën me dhjetë lojtarët me më së shumti paraqitje:
Lothar Matthaus (25) – Gjermani
Miroslav Klose (24) – Gjermani
Paolo Maldini (23) – Itali
Diego Maradona (21) – Argjentinë
Uwe Seeler (21) – Gjermani
Wladyslaw Zmuda (21) – Poloni
Cafu (20) – Brazil
Philipp Lahm (20) – Gjermani
Javier Mascherano (20) – Argjentinë
Bastian Schweinsteiger (20) – Gjermani