Sot janë bërë 40 vjet nga vdekje e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së tyre, prësidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar të ndjerit më një thënie.
“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njërin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë”.
Më 17 janari 1982 u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar 40 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.
Atentati mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. /Gazeta Enigma/.