Kush votoi kundër Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Evropës

Kush votoi kundër Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Evropës

Kosova mori 131 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës të martën për të kaluar fazën e parafundit, para anëtarësimit në këtë institucion. Kundër ishin 29 deputetë e 11 abstenuan.

Nga 29 votat kundër anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, tetë ishin deputetë të Spanjës.

Shtatë vota kundër ishin nga Serbia e nga Hungaria ishin katër. Qiproja, Bosnja, Franca patën nga dy vota kundër.

Vetëm një prej pesë përfaqësuesve të Greqisë votoi kundër Kosovës. Nga një votë kundër e patën edhe përfaqësues të Gjermanisë, Italisë e Malit të Zi.

Nga 11 abstenimet, gjashtë ishin italianë, tre moldavë e nga një prej Malit të Zi dhe Gjermanisë.

Pas votimit nga Asambleja, çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Kjo mbledhje pritet të mbahet në muajin maj.

Related Articles