Kushtrim Reshitaj tregon se sa miliona euro i ka fituar Ballkani

Kushtrim Reshitaj tregon se sa miliona euro i ka fituar Ballkani

Kushtrim Reshitaj, drejtori për media dhe marketing i Ballkanit është pyetur rreth të hyrave në klubin nga Suhareka, i cili në dy edicionet e fundit bëri sensacion duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Reshitaj zbuloi se brenda një viti Ballkani i ka pasur rreth 5 milionë euro të hyra, por që ndërkohë ka pasur edhe shumë shpenzime.

Ai tregoi detaje rreth aspektit financiar të klubit, i cili qëndron mjaft mirë në këtë drejtim dhe është goxha stabil, për dallim nga pjesa dërrmuese e klubeve të Superligës, e mos të flasim për klubet e niveleve më të ulëta të futbollit të këtushëm.

Related Articles