Kuvendi dështon të zgjedhë edhe në raundin e dytë dy gjyqtarë për Kushtetuese

Kuvendi dështon të zgjedhë edhe në raundin e dytë dy gjyqtarë për Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës në njërën nga pikat e rendit të ditës sot ka votuar për të zgjedhur dy emra për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Edhe në raundin e dytë, asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e nevojshme për këtë pozitë.

Në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë, ku 3 vota kanë qenë të pavlefshme, ndërsa Etrur Maloku ka marrë 49 vota, Bardh Bokshi 29 vota, Hilmi Jashari ka marrë dhe Vigan Qorrolli me nga 18 vota.

Në raundin e parë të votimit morën pjesë 90 deputet ku nga këto vota, 5 ishin të pavlefshme.

Votat për raundin e parë ishin: Etrur Maloku (56 vota) , Shukri Sylejmani (14 vota), Vigan Qorrolli (22 vota) , Bardh Bokshi (31 vota) dhe Hilmi Jashari (25 vota). Sipas procedurës, nga gara u hoq kandidati me më së paku vota në raundin e parë.

Nga raundi i dytë më herët ishte hequr kandidati më pak i votuar – Shukri Sylejmani me 14 vota.

Konjufca tha se pasi dy kandidatët e fundit morën numër të barabartë të votave, tash do të votohet vetëm për Hilmi Jasharin dhe Vigan Qorollin, pas së cilës do të dihet se cili prej tyre do të hyjë në listën përfundimtare për raundin e tretë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles