Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit është marrë vendim që përgjatë kësaj jave do të mbahen tri seanca plenare.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila ka dhënë detaje për këto seanca.
“Nga mbledhja e rregullt e kryesisë së Kuvendit u dakordua që këtë javë t’i kemi 3 seanca, e para më 26 tetori ditën e enjte nga ora 10:00. Në të njëjtën ditë me fillim nga ora 12:00, kërkesë e deputetëve të opozitës me 41 nënshkrime e cila do të trajtojë një rezolutë për koficientin e pagave në sektorin public… Kryesia është dakorduar që të mbajë seancë edhe ditën e premte nga ora 11:00, në këtë seancë do të diskutohet dhe do t’i jepet mbështetje rezolutës së miratuar në Parlamentin Evropian, në lidhje me ngjarjet e 245 shtatorit, të gjitha këto vendime janë vendim e të cilat janë bërë në dakordim me anëtarët e kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentarë”, tha ajo. / Gazeta Enigma.