Kuvendi i Kosovës ka hapur një tender në vlerë të 200 mijë eurove për shërbime të hotelerisë.
Punonjësit e Kuvendit së shpejti do ta heqin hallin e pijeve. Kjo pasi që Kuvendi i Kosovës që drejtohet nga Glauk Konjufca, ka hapur një tender në vlerë të 200 mijë euro për blerjen e këtyre produkteve, shkruan Demokracia.com.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është paraparë për 36 muaj.
Sipas tenderit të publikuar në KRPP, shuma e sigurisë së ekzekutimit është 20 mijë euro për periudhën prej 37 muaj.
Po ashtu, në dosjen e tenderit bëhet e ditur se shuma e Sigurimit të Tenderit është 4 mijë euro për periudhë valide prej 120 ditë.
Kompanitë kanë kohë të ofertojnë për ketë tender deri më datën 13.03.2023, në orën 14:00.
Sipas tenderit të publikuar në Prokurim, me këto para punonjësit e Kuvendit do të kenë rastin të provojnë pije të ndryshme.
Në dosjen e tenderit bëhet e ditur se do të blihen disa lloje të pijeve, kafeve, çajeve të ndryshme.
Pije në kënaqe: (pije të gazuara coca-cola, sprite, fanta, bitter limon, Shweps, çaj i ftohtë etj),
Lëngje frutash paketim qelqi: (pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje etj),
Çaj filter të gjitha llojet,
Ujë pa gaz 0.50,
Ujë me gaz 0.50,
Makiato e vogël,
Makiato e madhe,
Kafe expreso,
Nes caffe,
Qumësht me çokollatë.