Kuvendi mban nesër seancën e 24-të, tentohet konstituimi

Kuvendi mban nesër seancën e 24-të, tentohet konstituimi

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se nesër, më 31 maj, do të mbahet seanca e 24-të me radhë në përpjekje për ta konstituar përfundimisht legjislaturën e re.

Seanca është caktuar të nisë në ora 10:30, saktësisht 48 orë pas dështimit të radhës më 29 maj, kur deputetët nuk arritën të merren vesh për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – duke e çuar numrin e përpjekjeve të pasuksesshme në 23.

Në seancën e fundit, një nga pikat kyçe të debatit ishte propozimi për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për kryeparlamentarin, por as ai nuk arriti të kalojë, duke thelluar edhe më tej krizën institucionale.

Related Articles