Kuvendi mban seancë në orët e vona për të miratuar projektligjet, Konjufca: Nëse nuk kalojnë brenda këtij afati kohor, rrezikohen shumë procese

Kuvendi mban seancë në orët e vona për të miratuar projektligjet, Konjufca: Nëse nuk kalojnë brenda këtij afati kohor, rrezikohen shumë procese

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po mbajnë një seancë të Kuvendit në mbrëmjen e së enjtes, pa praninë e deputetëve të opozitës.

Në fillim të seancës, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka theksuar se në rend dite janë projektligje që, nëse nuk miratohen brenda këtij afati, mund të rrezikojnë procese të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

“Nëse nuk kalojnë brenda këtij afati kohor, rrezikohen shumë procese të rëndësishme në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Kjo seancë e mbajtur në mbrëmje ka shkaktuar reagime nga opozita dhe shoqëria civile.

Related Articles