Kuvendi nesër diskuton për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti

Kuvendi nesër diskuton për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti

Kuvendi i Kosovës të enjten do ta mbajë një seancë plenare, ku në mesin e shumë pikave pritet të diskutohet edhe Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun.

Seanca pritet të nis në orën 10:00, ku në rend të ditës janë 11 pika.

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
    2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3.  Pyetjet parlamentare,
    4.  Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
    5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
    6.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,
    7.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,
    8.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,
    9.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,
    10.  Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
    11.  Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

Related Articles