Kuvendi nesër mbanë seancë plenare

Kuvendi nesër mbanë seancë plenare

Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se nesër, më 16 shkurt, do të mbahet seancë plenare.

Duke filluar nga ora 10:00, në rend dite janë shtatë pika, si vijon:

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionetparlamentare,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimine Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për ShërbiminCivil të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
  7. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Related Articles