Kuvendi shkarkon tetë anëtarët e bordit të RTK-së

Kuvendi shkarkon tetë anëtarët e bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme ka hedhur në votim për shkarkimin e anëtarëve të bordit të Radio Televizioni i Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se në sallë gjatë kësaj seance ishin të pranishëm 81 deputetë, duke hedhur kështu në votim për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Anëtari i bordit të RTK-së, Sali Bashota, është shkarkuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim, derisa edhe Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyçi, Albinok Maloku, Petrit Musolli, Fadil Miftari u shkarkuan me po të njëjta vota për, kundër dhe abstenime.

Derisa, anëtari i gjashtë i këtij bordi, Bajram Mjeku, u votua me 63 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.

Me këtë, Konjufca konstatoi se shkarkohet bordi i RTK-së.

Ndërsa, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke e quajtur këtë e vendim si puro politik dhe tentim për kapje të shtetit.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles