Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të re plenare e cila pritet të nisë nga ora 11:00.
Në rend të ditës në këtë seancë janë pyetjet parlamentare të deputetëve për kabinetin qeveritar.
Kujtojmë se dje, kuvendi mbajti seancë ku u diskutua për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Gjatë seancës së djeshme pati përplasje të ashpra mes deputetëve të pozitës e opozitës.