Ky është 34-vjeçari shqiptar që u vra në Ekuador (FOTO-VIDEO)

Ky është 34-vjeçari shqiptar që u vra në Ekuador (FOTO-VIDEO)

Lufta mes grupeve kriminale Shqiptare që veprojnë në Guajakil të Ekuadorit në Amerikën Latine, ka riregjistruar viktimës e radhës mbrëmjen e 22 janarit, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Mbrëmjen e 22 janarit një tjetër shqiptar i lidhur me trafikun e drogës është ekzekutuar në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin shqiptar Ergys Dashit.

Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi dhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali.

Burime bëjnë të ditur se viktima, kishte lidhje me Plarent Dervishajn dhe Eldi Dizdarin

Këta dy të fundit, nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Dervishaj u shpall më 8 dhjetor të 2020 në kërkim ndërkombëtar. Gjatë arratisë ai është strehuar në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teksa më vonë fitoi lirinë.

Në 2019 ai i shpëtoi një atentati, teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër. Një tjetër emër i përmendur për lidhje me Dashin është Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Itali, si pjesë e një mega operacioni për sekuestrimin e drogës.

Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. Ai po ashtu, cilësohej nga mediat ndërkombëtare në artikujt e tyre “si një nga bosët e kartelit të drogës”.

Emri i Dizdarit lakohet po ashtu në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha. Një ngjarje ku të përfshirë ishin disa nga personazhet më të lakuar të botës së krimit në vend.

Kujtojmë që gjatë viteve të fundit lidhjet e Shqipërisë me Ekuadorin kanë qenë shumë të forta, pasi tonelata drogë të kapura në kutitë e bananeve në Shqipëri vinin pikërisht nga Ekuadori.

Ndërkohë që të gjitha raportimet tregojnë se grupet kriminale në Ekuador drejtohen nga shqiptarët, të cilët prej andej dirigjojnë dhe kontrollojnë bandat dhe grupet kriminale në Evropë dhe Shqipëri. /Gazeta Enigma/

Related Articles