AKK injorohet nga Qeveria dhe kryetarët e VV-së (VIDEO)

AKK injorohet nga Qeveria dhe kryetarët e VV-së (VIDEO)

Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten e 20 janarit nuk është ftuar në mbledhjen e mbajtur të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës lidhur me COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.



Kryetari i Asociacionit të Komunave të Koovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se kjo është hera e tretë që po bëhet kjo, që kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë erdhi Rifat Latifi.

Mosftesa, sipas Ibrahimit, po shihet si shqetësuese nga disa kryetarë komunash.

“Konsiderojnë që politikat që janë duke u zhvilluar në nivel qendror, dhe injorimi i kryetarëve të komunave, është duke u bërë me qëllim të vjen deri tek përçarja e misionit të asociacionit”, tha Ibrahimi.

Ndërkohë, dyshimet se ka diçka në gjithë këtë çështje, i pari i AKK-së i ngritë kur të martën mblodhi udhëheqësit komunal, e që katër nuk i erdhën, të gjithë nga Vetëvendosja.

“Kryetari i Gjilanit kërkoi falje sepse ka pas një angazhim urgjent, dhe dy kryetarët tjerë po besojmë që për shkak të ftesës që ka shkuar sot për nesër nuk kanë ardhur”, shtoi ai.

Se kishin angazhime ditore e thanë edhe të enjten Alban Hyseni i Gjilanit, Kadri Rahimaj i Kamenicës e Shpejtim Bulliqi i Podujevës.

Ndërsa, Qemail Aliu kryetari i Shtimes, nuk është përgjigjur.

Kështu veproi edhe Ministria e Shëndetësisë e cila nuk dha sqarime rreth mosbashkëpunimit me AKK-në./Gazeta Enigma/

Related Articles