Një rast tragjik ka nodhur të enjten në mbrëmje në një familje në fshatin Lubisht të Vitisë, raporton Gazeta Enigma.
Djali i tyre i mitur, Bleron Xhymshti dyshohet se u therr me thikë për vdekje ngan jë bashkëmohsatar i tij, shkruan Gazeta Enigma.
Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, por përkundër intervenimeve, ndërroi jetë.
Ajo që dihet deri më tani është se viktima dhe i dyshuari janë të mitur.
Vdekjen e Bleronit e ka konfirmuar edhe politikani nga Vitia, Bekim Azizi ku i ka shprehur ngushëllime familjes Xhymshiti. /GAZETA ENIGMA/