Ky është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve në Qendrën Studentore në Veri

Ky është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve në Qendrën Studentore në Veri

Në Qendrën Studentore në Mitorivcën Veriore pak më parë ndodhi një inident, ku për pasojë pas një përleshje mbetën të plagosur dy persona. Viktimat u therën me thikë nga një i dyshuar, që për momentin ndodhet në arrati.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, teksa Sinjalizuesi i Sinjalit nga Veriu ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

Related Articles