Ky është i dyshuari për plagosjen në Pejë, ndalohet për 48 orë

Ky është i dyshuari për plagosjen në Pejë, ndalohet për 48 orë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe sot në restorant “Leo” në Pejë, ku për pasojë janë plagosur dy persona.

Gazeta Sinjali nga burimet e saja ka mësuar se të plagosurit janë babë dhe bir.

Sipas informatave të para djali është plagosur në këmbë nga arma, kurse babai i tij ka pësuar lëndime, por jo nga plumbi.

Të plagosurit janë Halil Ademi dhe djali i tij Orhani të cilët tashmë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ende nuk dihet për gjendjen e tyre.

Gazeta Sinjali ka zbuluar identitetin e të dyshuari për plagosjen në Pejë. Ai është Rasim Kelmendi, 34-vjeçar.

Ky i fundit është arrestuar në vendin e krimit, konfimron Policia.

“Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoj dhe arrestoj të  dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga  i dyshuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles