Ky është i dyshuari që dhunoi 21-vjeçaren, e incizoi dhe e shantazhoi – ndalohet për 48 orë

Të hënën për një rast të tmerrshëm që dyshohet se ka ndodhur në Graçanicë, ku një vajzë dyshohet se është dhunuar seksualisht, e më pas është shantazhuar nga i dyshuari që kishte filmuar aktin e shëmtuar. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur, ndërkohë që Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit, i cili është nga komuna e Gjilanit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua lidhur me këtë rast është Melos Ajvazi, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, vajza ka rrëfyer detaje të tmerrshme se si e dyshuari e ka filmuar aktet e tij të shëmtuara me të, vetëm e vetëm që ta mbajë në grusht viktimën, duke e kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë hetuesve policorë, i dyshuari i ka kërkuar edhe të holla vajzës, rreth 1 mijë euro, me kusht që pamjet që i posedonte të mos publikoheshin.

Si rezultat i denoncimit, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në lëvizje për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Shantazh’.

Rasti është bërë i ditur edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast është konfirmuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me datën 28.08.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu sipas viktimës i dyshuari edhe e ka shantazhuar. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles