I riu Dhurim Bajrami ka humbur jetën pasi humbi kontrollin mbi makinën e tij.
22 vjeçari ndërroi jetë në aksidentin që ndodhi në fshatin Ponarc të Gjakovës, dje rreth orës 12:30.
Për aksidentin, ka folur dje për Sinjalin edhe Policia në Gjakovë.
“Ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.
Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, thuhet në deklarimin e Policisë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në 17:00, në varrezat e fshatit Panorc.