Ky është inspektori i AUV-it i cili u kap duke i lajmëruar lokalet që punonin jashtë orarit për aksionet e Policisë

Ky është inspektori i AUV-it i cili u kap duke i lajmëruar lokalet që punonin jashtë orarit për aksionet e Policisë

Albrim Poniku, inspektori Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV-it) siç mëson Insajderi është personi që ka lajmëruar bizneset për aksionin e Policisë së Kosovës.



Biznese këto të cilat po punonin jashtë orarit të lejuar, më konkretisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të operacionit “Monitorimi i zbatimit te masave anti COVID-19” mbrëmë në rajonin e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se disa bizneset të cilat ishin të hapura pas orarit po njoftoheshin paraprakisht nga dikush për operacionet e Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AUV-it.

“Pas disa veprimeve hetimore, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se një zyrtar i AUV-it (inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës) dyshohet se është duke lajmëruar bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe ndaj këtij zyrtari të AUV-it nga ana e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ndaj Albrim Ponikut është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”, i cili më pas është liruar me procedurë të rregullt.

Related Articles