Mbrëmë u raportua në media për arrestimin e një qytetari nga Obiliqi, i cili ishte shpallur në kërkim policor që nga fundi i muajit qershor.
47-vjeçari u kap në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Gzim Podvorica.
Podvorica është intervistuar nga organet e hetuesisë si i dyshuar për veprën penale ‘Mashtrim’.
Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të merren të tjera veprime ligjore ndaj tij.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.