Një rast i rëndë ndodhi sonte në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, ku një person u ther me thikë për vdekje. I riu nuk arriti të mbijetojë dhe fatkeqësisht u dërgua në Emergjencë pa shenja jete.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se personi që humbi jetën si pasojë e sulmit me thikë është Arsim Hamiti, 41-vjeçar.
Siç mëson Sinjali vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa së shpejti trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.