Bashkimi Evropian ka dalë me një prozim për Serbinë dhe Kosovën sa i përket çështjes së targave.
Atë e ka bërë të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediet serbe.
“Përfaqësuesit e BE-së i propozuan Kurtit të tërhiqet nga gjobat, ndërsa Serbisë që mos të lëshoj edhe më tutje targa ilegale”, tha Vuçiq.
Ndryshe, Vuçiq tha se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me kryeministrin Kurti në Bruksel.
“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.