Ky është punëtori nga Skenderaj qe humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës

Ky është punëtori nga Skenderaj qe humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë.

Sinjali mëson se viktima është 64-vjeçari, Bislim Brahimi, nga qyteti i Skenderajt.

Brahimi derisa ishte duke punuar në një objekt, ka marrë lëndime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi është lënduar gjatë kryerjes së punimeve të objektit “BNT” në Bresje të Fushë Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, kanë reaguar Njësitet e Policisë si dhe Ambulanca.

Ndërsa, mjeku kujdestar pas intervenimit ka konstatuar vdekjen e personit.

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.


Related Articles