Ish i dërguari special i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, e ka komentuar takimin që do të mbahet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Berlin nga ana e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Scholz pritet që liderin kosovar dhe serb t’i takojë veç a veç.
Siç raportojnë mediat serbe, Petritsch ka thënë se takimi ka për qëllim të kontribuojë në parandalimin e fronteve të luftës shtesë, përcjell lajmi.net.
Ai këtë e sheh si “problemin kyç në rastin e Kosovës”.
Kancelari Scholz do të ketë zhvillojë bisedime të ndara me kryeministrin Kurti dhe Vuçiqin të mërkurën në Berlin, në prani të të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak./Gazeta Enigma/