Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 160 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton gazeta Enigma.
Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.197 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.078 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.304.
Në total numri i rasteve aktive është 119./Gazeta Enigma/