Ky është shoferi që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Podujevë

Ky është shoferi që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Podujevë

Pak më parë u raportua për një aksident të rëndë në fshatin Sfeqël të Podujevës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa ka mbetur i lënduar një tjetër.

Sinjali mëson se njëri nga viktima është Ultrim Mehmeti [rreth 42-vjeçar], i cili po drejtonte veturën në momentin kritik.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.  Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.  Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur.  Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Related Articles