Zgjedhja e anëtarit të ri të KPM-së përmes ndryshimi të rregullores së këtij institucioni të pavarur, ka ngjallur shumë reagime, raporton Gazeta “Enigma”.
Kryetari i ri, Besnik Berisha, u zgjodh pasi u votua nga anëtarët e KPM-së, derisa kryetar ishte Jeton Mehmeti, të cilit ende nuk i kishte mbaruar mandati.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPM-së të thirrur nga Luljeta Aliu, kryetar i ri i këtij institucioni u zgjodh me katër vota “pro” dhe një votë e pavlefshme.
Teksa, nga akterë të ndryshëm medial e politik, po qarkullon një status i kryetarit të sapozgjedhur të Komisionit të Pavarur të Mediave, Besnik Berisha, mbi të cilin po supozohet se mban anën e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje!
“Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV nga disa “analistë” buron nga frka se do e humbin grazhdin shtetëror!”, kishte shkruar Berisha në janar të vitit 2021.
Për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e parë “si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”./ Gazeta Enigma/