Ky është treni më i shpejti në botë, për 2 orë e gjysmë më shumë se 1000 kilometra – VIDEO

Ky është treni më i shpejti në botë, për 2 orë e gjysmë më shumë se 1000 kilometra – VIDEO

Kina ka ndërtuar trenin më të shpejtë në botë që mund të arrijë një shpejtësi deri në 600 kilometra në orë.



Ai përdor teknologjinë e levitacionit magnetik, të njohur si “maglev”, për të lëvizur, e cila bazohet në parimin se polet magnetike zmbrapsen.

Sipas Reuters, magnetët nën tren përdorin këtë forcë për të notuar mbi magnet në shina, sipas një video të postuar në llogarinë në Twitter të Forumit Ekonomik Botëror.

Kjo eliminon fërkimin dhe lejon shpejtësi shumë më të larta. Një grup tjetër magnetësh të integruar në shina përdoret për të shtyrë dhe tërhequr trenin.

Ky tren i ri kinez mund të shkojë nga Pekini në Shangai për vetëm dy orë e gjysmë, që është pothuajse dy herë më i shpejtë se një tren i shpejtë. Megjithatë, së pari duhet të ndërtohen binarët./Gazeta “Enigma”/

Related Articles