Ky është viktima që u qëllua për vdekje në Bokshiq të Klinës, i dyshuar vëllai i tij

Ky është viktima që u qëllua për vdekje në Bokshiq të Klinës, i dyshuar vëllai i tij

Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.

Të njejta burime tutje bëjnë me dije se në drejtim të viktimës është qëlluar 4 herë radhazi.

Ai fillimisht u trajtua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

I dyshuar për të shtënat është vëllai i viktimës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.

Related Articles