Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Rogoçicë të Kamenicës, ku si pasoj ka vdekur një zyrtar i Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Enigmen.
Vdekjen e zyrtarit policor e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 12:20 të vendi i quajtur “Te Tyrbja”.
“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile.”, ka thënë ai.
Gazeta Enigma merr vesh se zyrtari policor që ka mbetur i vdekur është Agim Maliqi nga Kamenica.
Ismet Hashani ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin.
“Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan.”, ka thënë ai.