Laerti pranon të ndahet nga Valbona, shkojnë në nominim kokë më kokë

Laerti pranon të ndahet nga Valbona, shkojnë në nominim kokë më kokë

Laerti dhe Valbona u vendosën përpara një zgjedhjeje nëse do të vendosnin të ndaheshin si dy konkurrentë të ndryshëm.

Nëse njëri prej tyre do të zgjidhte të ndaheshin, atëherë ata të dy do të dilnin në një nominim kokë më kokë dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën.

Valbona nuk e pranoi këtë “ofertë”, duke vendosur të ishte një konkurrent i vetëm me Laertin.

Nga ana tjetër, ky i fundit e pranoi sfidën për t’u ndarë nga Valbona, kështu që të dy ata kanë shkuar në nominim dhe njëri prej tyre do të largohet të martën.

Related Articles