Lahaj i drejtohet Ramës: Tregohu burrë, anulo Goran Bregoviqin

Lahaj i drejtohet Ramës: Tregohu burrë, anulo Goran Bregoviqin

Tenori kosovar Ramë Lahaj i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me ftesën që këngëtari Goran Bregoviq ka marrë për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.

Lahaj ka kërkuar që Rama ta anulojë pjesëmarrjen e Bregoviqit.

“Z. EdiRama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin! Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep”, ka shkruar Lahaj.

Ai ka thënë poashtu se Shqipërisë nuk i ka hije të bëjë dasëm me dajre të çetnikëve.

Related Articles