Lajçak bën të ditur se kur do të mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi për çështjen e targave

Lajçak bën të ditur se kur do të mbahet takimi i radhës  Kosovë-Serbi për çështjen e targave

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, së fundmi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se me 13 maj do të mbahet takimi i radhës mes Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ku do të diskutohet për çështjen e targave, raporton Gazeta Enigma.

Lajçak në njotimin që bëri u shpreh se ky takim erdhi si rezultat i bisedimeve me përfaqësuesit e delegacioneve.

“Më vjen mirë të njoftoj se pas konsultimeve të mia me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne ramë dakord të vazhdojmë diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen e targave në Bruksel më 13 maj”, u shpreh Lajçak.

Kujtojmë se kjo marrëveshje pritej të zëvendësohej nga një marrëveshje e përhershme para datës 21 prill të këtij viti, por që diçka e tilla ka dështuar të ndodhë.

Postimet:

Related Articles