Lajçak e quan të pavlerë marrëveshjen e Washingtonit

Lajçak e quan të pavlerë marrëveshjen e Washingtonit

Pas vizitës në Kosovë, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të takohen sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,

Në prag të takimit në Beograd, përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak tha se marrëveshja e Washingtonit “nuk do të thotë asgjë” dhe se vetëm BE ka legjitimitet ndërkombëtar në dialog.

Ai theksoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE “është mënyra e vetme që Serbia dhe Kosova të bashkohen në Bashkimin Evropian”, raporton Reporters.

“Nuk ka rrugë tjetër evropiane si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën përveç dialogut. Kjo është e rëndësishme. Kurti e di këtë, ashtu si Vuçiq”, tha Lajçak.

Related Articles