Lajçak informon shefat e misioneve të BE-së për takimin e ardhshëm të dialogut në Bruksel

Lajçak informon shefat e misioneve të BE-së për takimin e ardhshëm të dialogut në Bruksel
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, për t’i informuar për takimin e radhës që pritet të mbahet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në “Twitter”, të Lajçak, me ç’rast ai ka falemnderuar ata për përkrahjen e tyre të fuqishme.

“Si praktikë standarde, para se të largohesha nga Kosova i njoftova shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës për dialogun dhe diskutimet që pata në dy ditët e fundit. Mirënjohës për përkrahjen e tyre të fuqishme”, ka shkruar Lajçak/Gazeta Enigma.

Related Articles