Për shkak të rrethanave të reja që krijoi lufta në Ukrainë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është diçka urgjente.
Ai këtë deklaratë e bëri pas një takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“Situata aktuale gjeopolitike konfirmon urgjencën dhe rëndësinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ndërkaq, Osmani tha se s’ka kohë për të humbur që të ndodhë integrimi në BE.
“Është më e mundshme se kurrë më parë dhe nuk ka kohë për të humbur. U pajtuam që zgjerimi është politikë e sigurisë dhe se ka nevojë për rezultate të prekshme në rrugën e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim”.
Thanks for today’s conversation @Bujar_O. The current geopolitical situation confirms the urgency and importance of full EU integration of the Western Balkans. #ADF2022 #MEET4DIPLOMACY https://t.co/uVMAVKSaC1— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 11, 2022