Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak po e zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta “Enigma”.
Vizita e Lajçak në SHBA është e para prej kur ai e mban postin e të dërguarit special të BE-së.
“Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Just arrived in Washington D.C. for my first visit to the US in my current capacity as EU Special Representative. Looking forward to my meetings with US friends both here and in NYC. pic.twitter.com/95qpocZwp5— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 3, 2021