Lajçak në takim me nënsekretarin e shtetit të Italisë, e informon për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak në takim me nënsekretarin e shtetit të Italisë, e informon për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, Miroslav Laçjak, ka udhëtuar për në Itali, me ç’rast ka takuar Nënsekretarin e Shtetit, Benedetto Della Vedova.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter ai shkruan se e ka njoftuar me zvhillimet e fundit në rajonin e Ballkanin e Perëndimor si dhe ecjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“I informova për gjendjen aktuale të dialogut mes Kosovë dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm”, shkroi Miroslav Lajçak.

Ndërkaq falënderoi Italinë “për mbështetjen e madhe që i japin punës time dhe integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles