Lajçak para takimit Kurti – Vuçiq: Shpresoj që të dy të vijnë me vizion dhe guxim politik

Lajçak para takimit Kurti – Vuçiq: Shpresoj që të dy të vijnë me vizion dhe guxim politik

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur para takimit të sotëm mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se në takimin e sotëm të nivelit të lartë shpreson që të dy liderët të vijnë me vizionin dhe guximin politik të nevojshëm për t’i sjellë të dy vendet më afër të ardhmes evropiane.

“Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi – të shqyrtohen të arriturat dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, tha Lajçak.

Takimi i sotëm i nivelit të lartë mes Kurtit e Vuçiqit do të jetë i pari pas më shumë se nëntë muajsh, pasi takimi i fundit ishte në fillim të shtatorit të vitit të kaluar.

Sipas ekspertëve takimi nuk pritet të prodhojë ndonjë rezultat konkret. / Gazeta Enigma.

Related Articles