I dërguar i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot ka pasë një takim të dobishëm dhe në kohë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën për të ecur para”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ky takim ka ndodhur në selinë qendrore të NATO-s.
Vizita u bë e ditur nga një njoftim i lëshuar nga misioni i SHBA-së në NATO, në të cilin thuhet se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, janë të rëndësishme për të gjithë europianët.