I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka reaguar në lidhje me hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, duke thënë se BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës “duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
Megjithatë, ai tha se pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë “çorientuese”.
“Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës”, shkroi Lajçak në një postim në X.
“Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, shtoi ai. /Gazeta Enigma