Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia, shkruan GazetaEnigma.
Ai ka thënë se rezultatet nga takimi janë të përziera dhe ta ka progres në çështje tjera ku e përfshiu energjinë.
“Sapo përfunduam takimin e sotshëm të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, asnjë marrëveshje nuk është arritur për targat, megjithatë është shënuar progres në fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak. / GazetaEnigma
Just finished today’s meetings of Chief Negotiators in Brussels. Results are mixed. Regrettably, no agreement was reached on licence plates, however we made progress on other files including energy. The work will continue. pic.twitter.com/UT6GAyrzND— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 13, 2022