Lajçak sot e nesër për vizitë në Serbi dhe Kosovë

Lajçak sot e nesër për vizitë në Serbi dhe Kosovë

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë Kosvën të martën.

Kjo është konfirmuar nga burime të Rtk-së nga Brukseli.

Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Lajçak sot do të qëndrojë për vizitë në Serbi. Tashmë ka konfirmim zyrtar se ai atje do takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Është kjo vizita e parë e tij në Kosovë e Serbi për këtë vit.

Related Articles