Gjatë ditës, Miroslav Lajçak ka takuar përfaqësues të të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, përkatësisht O’Brien dhe zëvendës ndihmës sekretari Kasanof.
Ata kanë diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet Kosvoës dhe Serbisë, si dhe rëndësisë për normalizimin për stabilitetin rajonal dhe ndikimi më i gjerë në Ballkanin Perëndimor.
Duke parë përpara, pjesëmarrësit shprehën entuziazëm për të vazhduar këto bisedime të rëndësishme javën e ardhshme në Bruksel, ku do të diskutohet e ardhmja e dialogut dhe hapat e mëtejshëm në procesin e normalizimit.
”Gjithnjë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me O’Brien dhe Kasanof. Mezi presim të vazhdojmë bisedën tonë javën e ardhshme në Bruksel!”, shkruan Lajçak. /Gazeta Enigma