Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para kthimit në Bruksel.
Lajçak ka zbuluar se Osmani ka dhënë ide dhe rekomandime se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.
“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak.
And it’s a wrap for #UNGA this year! Before heading back to Brussels, I met with Kosovo’s President @VjosaOsmaniPRKS to discuss the state of play in the normalisation process. Appreciated her thoughts and recommendations how to implement the Ohrid Agreement. pic.twitter.com/NDDToSf4vW— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2024
Lajçak bashkë me Ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien dhe Emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, janë takuar dje edhe me Kryeministrin Albin Kurti.